Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Marselo, raportohet se është një hap larg tërheqjes përfundimtare nga futbolli.

Që pas largimit nga Reali ai nuk ka gjetur ende skuadër, teksa ofertat për të kanë qenë të limituara.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta spanjolle “Marca”. Sipas gazetës spanjolle në fjalë ai nuk ka shfaqur interes për t’u transferuar në Katar ose në kampionatin amerikan “MLS League”.