Në Reale Arena të San Sebastian përballë Sociedad, Barcelona shkëlqen, të udhëhequr nga super Robert Lewandowski. Sulmuesi polak, i etur për sukses, tregoi një nuhatje prej “bomberi” ku pas vetëm një minutë lojë, në topin e parë që i erdhi në zonë e dërgoi në rrjetë. Festa nuk zgjati shumë teksa Isak pas vetëm 4 minutash lojë barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Xavi ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë Ansu Fati, një lëvizje që rezultoi e gjetur pasi spanjolli ndryshoi rrjedhën e sfidës, fillimisht duke dhuruar një asist për Dembele që me një diagonale të bukur riktheu Barcelonën në avantazh në minutën e 66-të. Dy minuta më pas, Fati shërbeu për Lewandowski me polakun që nuk fali duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonës.

Për të mbyllur llogaritë mendoi Ansu Fati që në minutën e 79-të mori një asisit të magjishëm nga Lewandowski duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-4.

Në përfundim të sfidës, Robert Lewandowski rezultoi lojtari më i vlerësuar, nota 8: “Festival”, shkruan Sport në faqen e parë.