Real Madrid ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Eintracht Frankfurt.
Nga një gol për secilën pjesë u mjaftuan “galaktikëve”, për të fituar finalen e Superkupës së Europës në stadiumin Olimpik të Helsinkit, Finlandë.
Fillimisht ishte Alaba që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37, ndërsa Benzema vulosi gjithçka në minutën e 65’.
Gjermanët u dukën të pafuqishëm përballë fuqisë së madrilenëve, që nuk japin shenja se do ndalen ndonjëherë.
Ky trofe është i veçantë pasi Ancelotti kalon Guardiolën. Së bashku kishin nga 3 Superkupa të Europës, ndërsa tashmë Ancelotti ka koleksionuar të katërtin si trajner.