Sali Lushaj është ndaluar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja” teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet bashkë me një person tjetër në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për mediat edhe djali i tij, reperi i njohur Arkmed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi.
Ai mësohet të ketë thënë për ABC se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu.
Sipas tij ndalimi është bërë me tendencë duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.
“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti.
Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.
Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën.
Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shpreh Stresi.