Pierre-Emerick Aubameyang ka reaguar këtë të mërkurë për herë të parë pas grabitjes që i ndodhi në shtëpi të dielën, që përfundoi me thyerjen e nofullës së sulmuesit të Barcelonë dhe kërcënimin me armë të familjes së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, gabonezi falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë këtyre ditëve, ndërsa theksoi se do të rikthehet në fushën e lojës brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Hej djema, faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Të dielën mbrëma, disa frikacakë të dhunshëm hynë në shtëpinë tonë dhe kërcënuan familjen dhe fëmijët e mi, vetëm për të vjedhur disa gjëra. Ata më dëmtuan nofullën, por do të shërohem në një kohë të shkurtër, faleminderit zotit askush tjetër nuk u dëmtua. Ndjenja e të qenit të pasigurt në shtëpinë tuaj është e vështirë për t’u kuptuar dhe përshkruar, por si familje do të kapërcejmë dhe do të jemi më të fortë se kurrë. Faleminderit shumë për mbështetjen, është shumë e rëndësishme për ne ”,- ka shkruar Aubameyang në profilin e tij në Instagram, duke i qetësuar ndjekësit për gjendjen e tij fizike.