Ndërsa pret të dijë të ardhmen e kampionit portugez, partnerja e Cristiano Ronaldos po pushon në Itali me fëmijët dhe miqtë e ngushtë. Ja “fotogaleria” e udhëtimit të saj ekskluziv në Sardenjë.
Georgina Rodriguez ka vendosur të kalojë ditët e fundit të pushimeve verore me miqtë e saj të vjetër, duke shijuar detin e Sardenjës.
Me thashethemet e vazhdueshme të merkatos që ndjekin Cristiano Ronaldon, ‘showgirl’-i spanjoll i ka dërguar fëmijët e saj të pushojnë në Costa Smeralda.
Pas lindjes në prill, Georgina shfaqet me bikini dhe në një formë të shkëlqyer
Miqtë e shfrytëzuan festën për të shijuar një ditë në fushat prestigjioze të golfit të Costa Smeralda
Georgina gjithashtu ka vendosur të bëjë një tatuazh të ri në parakrah: një engjëll, dedikuar njërit nga binjakët që humbi jetën gjatë lindjes.