Ka një emër, mbiemër dhe sigurisht edhe një fytyrë që tashmë të gjithë e njohin. E dashura e Gerard Pique nuk fshihet më pas vellos së misterit por del hapur pak kohë pas ndarjes së qëndërmbrojtësit nga Shakira.
Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Clara Chía Martí. Ajo ka lindur në Barcelonë dhe është e punësuar në kompaninë Kosmos, në pronësi të numrit 3. Aktualisht Clara studion për marrëdhënie me publikun dhe njerëzit pranë lojtarit e njohin shumë mirë.
Pique e ka prezantuar të fejuarën e tij të re me prindërit dhe fëmijët, çka do të thotë se lidhja e tyre është serioze. Disa javë më parë kur u nis të aludohej për të dashurën e re të Pique që mendohej se shkaktoi edhe ndarjen e tij nga këngëtarja kolumbiane, Chia i mbylli të gjitha llogaritë në rrjetet sociale ndërsa tashmë që gjithçka u mësua, ajo është rishfaqur.