Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti.
Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Ndërkohë, pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin.
Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diploën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.