Legjionarët kuqezi që aktivizohen në Serie A, një pjesë e mirë e tyre, mbeten ende prezent në tregun e transferimeve. Nedim Bajrami është emri më i “nxehtë”, pasi Fiorentina vijon të insistojë për të siguruar shërbimet e fantazistit kuqezi. Sigurisht klubi violë nuk është ende gati të paguaj minimalisht 10 milionë euro kesh për të siguruar kartonin e Bajramit, për këtë arsye kërkojnë përfshirjen e ndonjë lojtari.
Berat Gjimshiti u lakua shumë ditët e fundit, pasi Inter dhe Juventus kërkojnë një qendërmbrojtës në tregun e transferimeve, për momentin Atalanta po bën rezistencë.
Nuk pritet të ndryshojë skuadër këtë merkato verë as Elesid Hysaj. Anësori kuqezi nuk bën pjesë në planet e Sarrit, por problemi është se për Hysaj nuk ka oferta konkrete. I dorëzuar në këtë pikë u shfaq edhe Gattuso, i cili theksoi se Valencia nuk mund të operojë në tregun e transferimeve pasi janë shumë të limituar në aspektin financiarë.