Reperi Mozzik është shumë i dashur për publikun shqiptar. Marrëdhënia e tij me të bijën, Hanën, gjithashtu është kaq e bukur, ku Mozzik herë pas here poston foto apo video të ëmbla të së bijës. Mirëpo, së fundmi Mozzik na ka zbuluar se vajza e tij e ndihmon se si të vishet reperi për në koncerte. Epo, duhet thënë se Hana është rritur goxha!

Mozzik ka qenë duke folur me të bijën, ku i tregon edhe veshjet e tij teksa ajo i shikon.


Më herët, Mozzik ka folur gjatë për marrëdhënien e tij së bashku me Hanën. Në një intervistë më herët, me lot në sy, Mozzik ka rrëfyer edhe mesazhin që ai i jep të bijës tani, që do ta dëgjojë kur ajo të rritet.

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka treguar më herët reperi i njohur Mozzik.

Së fundmi Mozzik dhe Era Istrefi u përfolën për pjesëmarrjen e disa javëve më parë bashkë në një club të Prishtinës. Dyshja u vunë re në koncertin e DaBaby nga fansat pas publikimit të disa fotove të tyre. Po si duket pjesëmarrja e tyre nuk ka qenë e rastësishme. Dyshja do vijë me një bashkëpunim dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë ata pasi kanë publikuar një foto në rrjetet sociale. Edhe pse nuk ka asnjë detaj në lidhje me këngën dyshja ka pyetur fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke na treguar se bashkëpunimi mes tyre po vjen.