Viktor Guraj, 34-vjeç banues në Fier dhe në Angli, është arrestuar nga policia e Tiranës.
Arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Viktor Guraj, i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.