Ilir Meta ka përkrahur qëndrimin e Sali Berishës se do të ketë mosbindje civile duke nisur nga shtatori. “Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka! Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm.
Është interes publikim, kombëtar. Kapja e shtetit është e qartë. Institucionet që po bëhen qesharake edhe në gusht, kanë përgjegjësi të madhe që nuk dolën dot nga kontrolli i partisë, pasi janë krijuar me manipulime.
Ramovici ishte mësuar që t’i fuste të gjitha në xhep, fushën e kishte bosh. Se nuk kishte skuadër përballë. Tani është i tmerruar. Tani ai shpik marrëzira që të bëjë ligj që mos të kandidojë Berisha apo Ilir Meta.
Ai nuk e di se në fushë do ketë përballë 80-90 % të qytetarëve shqiptarë. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime të Ramoviç, në cënim të pronës publike, në interes të përzënies së të rinjve të rejave, apo kundër Kosovës, edhe socialistët e fundit që mund të kenë ngelur, gjatë shtatorit do reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Ramën, do e flakin atë dhe do e përbuzin.”, tha Meta