A ka sërish shkëndija mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper? Modelja dhe aktori nga Bahamas sjellin foto çift që të bën të ëndërrosh. Të bukur si dielli me rrobe plazhi, të dy buzëqeshin pranë njëri-tjetrit. Nuk është hera e parë që ata fotografohen së bashku pas ndarjes, e cila ndodhi në vitin 2019, por ata kurrë nuk e kishin shfaqur veten me qëndrime kaq të dashura.
Irina Shayk dhe Bradley Cooper ishin bashkë nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe kanë një vajzë, Lea De Seine. Edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre ata qëndruan në marrëdhënie shumë të mira dhe shpesh paparacët i kanë surprizuar duke shëtitur në Nju Jork me vajzën e tyre të vogël apo janë fotografuar bashkë gjatë ngjarjeve sociale.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011PreviousNext
Në foton e fundit, Irina Shayk shfaqet me bikini dhe buzëqesh pranë Bradley Cooper duke treguar fizikun e saj të tonifikuar, ndërsa ai, duket i lumtur pranë modeles. Ajo e mbështet kokën mbi shpatullën e aktorit, ndërsa aktori prek kofshën me dorën e tij. Një qëndrim intim dhe romantik, që sugjeron një bashkëfajësi të veçantë. Mes fotove të postuara nga Irina është edhe një tjetër që ngjall kuriozitet. Ajo është e shtrirë në breg të detit në qendër të një zemre të bërë në rërë. Një dedikim për Bradley-n?
Historia e dashurisë mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper filloi në vitin 2015 dhe zgjati 4 vjet. Arsyet e përfundimit të marrëdhënies janë të mbushura me mister, flitet për grindje të vazhdueshme, dallime pikëpamjesh dhe pritshmërishë, si dhe për një flirt hipotetik (i mohuar në mënyrë të përsëritur) mes aktorit dhe Lady Gaga-s, bashkëpunëtores së tij në film. Që atëherë, pavarësisht ndarjes, ata vazhduan të takoheshin dhe të mbanin marrëdhënie të relaksuara për dashurinë e vajzës së tyre. Nga çfarë duket dhe nga pushimet së bashku ata duken shumë pranë njëri-tjetrit, si nuk i kemi parë prej kohësh.