Angel Di Maria dhe Leonardo Bonucci kanë stërvitur sot pjesërisht me tërë skuadrën dhe mund të jenë të gatshëm për lojë në ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën, ka treguar klubi. Bardhezinjtë do të luajnë të mërkurën në shtëpi kundër Speziaz në Serie A, por ata do të kenë jashtë disa nga lojtarët e tyre kryesor.
Leonardo Bonucci është duke u përballur me një lëndim në bel dhe sipas Sky Sport Italia ai nuk është ende gati, kështu që ai do të jetë jashtë në ndeshjen kundër skuadrës së Luca Gottit por do të luajë këtë të shtunë kundër Fiorentinas. Italiani është stërvitur sot pjesërisht me skuadrën në mëngjes.
Adrien Rabiot kishte ngërçe kundër Romës të shtunën dhe pritet që të mbetet në bankë kundër Aquilotti. Angel Di Maria po ashtu është stërvitur pjesërisht me skuadrën sot. Synimi i Max Allegrit është që ai të kthehet për ndeshjen kundër PSG, por argjentinasi mund t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen në Firence në fundjavë.
Paul Pogba dhe Federico Chiesa do të mungojnë më gjatë, por francezi ka filluar që të vrapojë në fushë ditëve të fundit. Francezi do të jetë jashtë për pesë javë dhe u lëndua në fillim të gushtit dhe ka një problem në miniskus.