“Si e kishte emrin ai aktori? Prit, ta kërkoj në google”.
Na ndodh shpesh që të përdorim google-in duke zëvendësuar kujtesën tonë si mjet; duke zëvendësuar telefonatën apo vizitën te mjeku familjar, duke zëvendësuar librat e enciklopeditë, ndonjëherë, duke e kthyer në “guru”.
Por, cila është pyetja më e kërkuar në google në të gjithë botën për vitin 2022? Pyetjet që dominojnë sivjet janë të një natyre praktike, ku ajo që zë vendin e parë është “Cila është adresa ime e IP-së” (what is my ip), e kërkuar njësoj nga plot 3,350,000 njerëz.
Pyetja e dytë në radhë, nga ana tjetër, është: Sa është ora? Si të lidhësh kollaren, si quhet kjo kënga, si të humbasësh kile janë pyetjet që pasojnë më tej.
Ku është iphone-i im? A do të bjerë shi sot? Si të bësh lekë? Sa vjeç është Donald Trump? Janë disa nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit ngrenë në google.
Të dhënat përllogariten çdo gjashtë muaj nga kompania Mondovo, e cila ndan në kategori llojet e klikimeve në google, duke i renditur nga fjala, apo fraza që është klikuar më shumë.