Kompania e sigurisë kibernetike “Bitdefender” ka publikuar një listë të re me 35 aplikacione të dëmshme për celularin tonë, të cilat ata që i kanë duhet t’i fshijnë menjëherë. Këto janë aplikacione me qëllim të keq që gjenden në Play Store që madje mund të ndryshojnë ikonën dhe emrin e tyre për të mbetur të fshehur.
Të gjithë ata që përdorin një smartphone e dinë se dyqanet dixhitale të Google (për softuerin Android) dhe Apple (për softuerin iOS) janë mënyra më e sigurt për të shkarkuar aplikacione. Por disa prej tyre mund të kamuflohen dhe të duken si të tjerë të njohur ose thjesht të premtojnë funksione të dobishme, përmes të cilave ngarkojnë celularët tanë me malëare.
Edhe pse p.sh. Google Play Store ka masa të veçanta mbrojtëse për gjetjen dhe fshirjen e aplikacioneve të tilla, disa prej tyre kalojnë pa u vënë re, duke shkaktuar problem në celularin përkatës pa e kuptuar përdoruesi i tij.
Këto janë 35 aplikacionet që duhet të fshini menjëherë
Walls light – Wallpapers Pack: 100K+
Grad Wallpapers – 3D Backdrops: 100K+
Engine Wallpapers – Live & 3D: 100K+
Stock Wallpapers – 4K & HD: 100K+
EffectMania – Photo Editor: 100K+
Art Filter – Deep Photo Effect: 100K+
Create Stickers for Whatsapp: 100K+
Math Solver – Camera Helper: 100K+
Photopix Effects – Art Filters: 100K+
Led Theme – Colorful Keyboard: 100K+
Keyboard – Fun Emoji, Sticker: 50K+
Personality Charging Show: 100K
Phi 4K Wallpaper – Anime HD: 50K+