Dy ditë më parë Kosova ka ndaluar në hyrje të territorit të saj, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke u fshehur edhe nën profesionin e gazetares.
Ndërkohë sot eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke reaguar për rastin në fjalë ka paralajmëruar se një tjetër ruse do të vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë.
“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt….”, shkruan Karamuço.