Duka dhe Dukesha e Sussex do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në ngjarje bamirësie. Harry dhe Meghan do të vizitojnë gjithashtu Gjermaninë si pjesë e udhëtimit të tyre për të mbështetur “disa organizata bamirëse afër zemrës së tyre”, tha zëdhënësi i tyre.
Çifti do të udhëtojë në Mançester për Samitin ‘One Young’, një ngjarje që mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, më 5 shtator. Dukesha e Sussex-it është një këshilltare për organizatën, së bashku me Justin Trudeau, Sir Richard Branson dhe Jamie Oliver, ndër të tjera. Më pas ata do të shkojnë në Gjermani për eventin ‘Invictus Games Dusseldorf 2023 One Year to Go’, përpara se të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.
Vizita e tyre në Britani do të jetë e para që pas vizitës për festimet e Jubileut të Platinumit në fillim të qershorit. Vizita vjen pas raportimeve muajin e kaluar se Mbretëresha kishte ftuar Sussex-ët të kalonin kohë me ta në Balmoral këtë verë. Një burim i Balmoral tha për The Sun të dielën: “Stafit i është thënë të presë listën e plotë të familjes mbretërore, duke përfshirë Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet”.