Gjyqtari spanjoll, Jose Luis Martinez Munuera, ka bërë një shaka me Robert Lewandowski-n para ndeshjes Real Sociedad – Barcelona.

Sulmuesit polak ia kishin vjedhur orën para pak ditësh në Barcelonë.

Teksa po përshëndeteshin të gjithë, gjyqtari i tha Lewa-s “Të uroj më të mirën. Kujdes me orën”, i tha Martinez Munuera Lewandowski-t, një shaka që polaku e mori mirë dhe buzëqeshi.

Në këtë ndeshje sulmuesi 34-vjeçar shkëlqeu duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim.

Barcelona shënoi fitore me rezultat 1:4, duke marrë fitoren e parë në këtë edicion.