Drini Zeqo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth jetës private.
Mes të tjerash ai është pyetur se sa herë në ditë e pyesin kur do të martohet. Drini është përgjigjur se e ëma nuk e pyet më, ndërsa komshiet e tij po.
Më tej gazetari ka treguar se dëshiron që partnerja e tij të mos jetë pjesë e botës së medias. Ai ka shtuar dhe se nuk është xheloz pasi ka vetëbesim.