Gjermani ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të frikës nga mungesat që vijnë si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë. Rregullat e reja i njoftoi Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen, u shpreh Habeck për gazetën “SZ”.
Nevojiten edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai.
Habeck tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.
Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje. Ministria e Ekonomisë planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin e energjisë.