Robert Lewandowski duket se nuki del inati me Real Madridin, pasi nuk e kishte transferuar vite më parë kur e kishte shansin nga Bayern Munich.
Sulmuesi polak kaloi në këtë afat kalimtar veror te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona për shumën e 50 milionë eurove.
Por, Lewandowski përmes një prononcimi për uebin e klubit, ka thënë se ai ishte në bisedime me Real Madridin, por vendi t’i refuzonte vetëm që të kalonte në “Camp Nou”.
“Më parë ka pasur bisedime me Real Madridin, por ato nuk çuan në asgjë, gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga”.
“Kur Barça erdhi tek unë, ishte opsioni i vetëm për mua, nuk isha i interesuar për ndonjë ofertë tjetër”, deklaroi Lewandowski.
Real Madridi nuk e dëshironte polakun, shkaku që ata kanë Karim Benzeman, favorit kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit.