Sonte në ‘Air Albania’ Florian Marku do të zhvillojë përballjen e shumë pritur në boks para shqiptarëve. Për 29-vjeçarin ky është një premtim i mbajtur për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi ta ndjekin në Europë, ndërsa kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez është dukshëm më i avantazhuar.
Florian Marku renditet në vendin e 43 në botë në peshën ‘welterweight’, ndërsa deri më tani ka zhvilluar si boksier profesionist 12 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fitore dhe 1 barazim. Ndërkohë meksikani Parra ka dyfishin e ndeshjeve të Florianit, 24, 22 prej të cilave fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi ai është klasifikuar në peshën ‘super light’ dhe mban vendin e 260.
Në ‘Air Albania’ do të luhet për titullin WBC Silver, ndërsa Marku mban edhe titullin IBF të fituar gati 1 vit më parë.