Pa u bërë ende një muaj nga vendi i pestë në botë, Luiza Gega ka arriti një tjetër rezultat historik duke u shpallur kampione Europë në Gjermani. Gega e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 13 të qindat, duke vendosur rekord europian të përmirësuar me gati 6 sekonda.
Presidentii vendit, Bajram Begaj shkruan se ka zhvilluar në bisedë emocionuese me Luiza Gegën, ndërsa thotë se është përgjegjësi që ta mbështesim në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë.
‘Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë e Shqipërisë Luiza Gegën. Frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!’- shkruan Begaj.