Romelu Lukaku, i cili u rikthye tek Interi në verë pas një sezoni të dështuar në aspektin personal tel Chelsea, shënoi gol që në javën e parë të Serisë A, kundër Lecces në “Via del Mare”, duke dërguar një mesazh të rëndësishme për tifozët zikaltër.

Më pas erdhi paraqitja e mirë ndaj Spezias në mbështetje të Lautaros.

Për Simone Inzaghin, megjithatë, nuk vijnë lajme të mirë nga infermieria lidhur me gjendjen fizike të sulmuesit belg: Lukaku në fakt u detyrua të ndalej gjatë stërvitjes në kuadër të ndeshjes kundër Cremoneses. Bëhet fjalë për një tendosje muskulore në kofshën e majtë, por këtë të hënë do të kryen kontrolle të mëtejshme, për të shuar çdo dyshim.

Shkalla e dëmtimit nuk është serioze, nëse konfirmohen analizat paraprake, por gjithsesi do mbajë Lukakun në bokse për disa ndeshje. Rikthimi i tij mund të ndodhë për ndeshjen e Champions League kundër Bayernit.

Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Cremonese, ndërsa derbi, ndaj Milanit është në dyshim dhe vështirë se do të mund t’ia dalë, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër./ Super Sport