Manchester City është kthyer në një nga klubet të të çmuar të planetit pasi në një dekadë, që prej transferimit të aksioneve në duart e sheikut Al Khelaifi, “Citizens” ka eklipsuar rivalët e United duke u bërë një skuadër nga më të fortat jo vetëm në Angli.
Mjafton që trajneri të hapë gojën dhe pronari do t’ia plotësojë tekat dhe kështu ka ndodhur kryesisht gjatë 11 viteve të fundit që nga blerja e parë Robinhos e deri më sot kur numëron 8 tituj kampion.
City mban aktualisht rekordin e shumës për një lojtar të transferuar në Britani me 120 milionë pound. Gjithsesi, pavarësisht shpenzimeve të çmendura, City ka nisur të funksionojë si një klub normal me kalimin e viteve pasi drejtori sportiv Txiki Begiristain ka treguar se di edhe të shesë perveçse të blejë.
Përgjatë dekadës, klubi ka arkëtuar shuma të mëdha edhe nga largimet e lojtarëve që janë afruar me shuma modeste. I pari në listë është Raheem Sterling nga i cili klubi ka fituar me shumë se 70 milionë e për të vazhduar me Torres apo Sane.
Në total, gjatë një dekade, klubi ka arkëtuar plot 750 milionë pound nga shitjet duke reduktuar ndjeshëm humbjet pasi në total klubi ka investuar më shumë se 1 miliardë në hyrjet e bujshme të viteve të fundit.