Sezoni i Man.United po shkon në “djall” ende pa nisur mirë. Dy humbje në dy ndeshje, starti më i keq në histori dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, detyrojnë drejtuesit e klubit të lëvizin shpejtë.

I pari që lëshoi sinjalin S.O.S ishte trajneri Ten Hang ndërsa thirrjes së tij për përforcime iu bashkuan edhe senatorët e ekipit.

Sipas Marca, “djajtë” e kuq kërkojnë të bëjnë “pazar” në Madrid, ku kërkojnë dy yjet e Realit dhe Atletico-s. Casemiro është objektivi kryesor për të përforcuar mesfushën në një kohë kur pista Rabiot ka rënë përfundimisht.

Objektivi tjetër, për të përforcuar repartin ofensiv është Joao Felix. Pavarësisht dëshirës së United, gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, si Reali ashtu edhe Atletico nuk kanë ndërmend të privohen nga dy titullarët e tyre.