Braziliani mund të jetë një zgjidhje për Djajtë e Kuq
Vitet e fundit kanë qenë të vështira për Manchester United, të cilët filluan sezonin 2022/23 në mënyrën më të keqe të mundshme nën drejtimin e Erik ten Hag. Si të tillë, ata janë duke kërkuar Casemiron si një opsion për përforcim. Disa emra janë lidhur me Manchester përfshirë këtu Alvaro Morata, Pierre-Emerick Aubameyang, Raul de Tomas dhe Matheus Cunha për vijën sulmuese kurse nga mesfushorët që është lidhur me një kalim në Old Trafford është Frenkie de Jong.
Por, tani Casemiro po konsiderohet opsion nga disa drejtorë të Manchester United që aktualisht janë në Madrid në këto momente. Real Madridi do të preferonte që ta mbante brazilianin pasi që ai është një startues i rregullt në skuadrën e Ancelottit, me të cilin ai ka marrëdhënie të veçant.
Propozimi ende nuk i është bërë nga Real Madridi, por drejtorët e klubit janë gjithmonë në treg dhe filozofia e skuadrës nga Santiago Bernabeu gjithmonë ka qenë se “gjithçka mund të ndodh deri në ditën e fundit të afatit kalimtar”. Nëse Casemiro largohet, Ancelotti ende ka mesfushorë të mirë si: Luka Modric dhe Toni Kroos, apo Fede Valverde, Eduardo Camavinga, Dani Ceballos dhe prurja e re këtë verë Aurelien Tchouameni.
Real Madridi e bleu një legjendë si Casemiro për 6 milionë euro
Ishte viti 2013 kur Casemiro arriti në Real Madrid nga Saoi Paulo, Ramon Martinez veproi shpejt për ta marrë atë në huazim me mundësi blerje, një mundësi e cila u ekzekutua pasi që ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë kundër Real Betis nën drejtimin e Jose Mourinho. Blerja ju kushtoi atyre gjashtë milionë euro, me Casemiron që u huazua në Porto për t’u zhvilluar para se të kthehet në verën e 2015 në skuadër dhe të jetë vazhdimisht startues në mesfushë. Asnjë ofertë nuk është bërë nga Manchester United të cilët kanë prioritet nënshkrimin e një sulmuesi qendre, por, çfarë është befasi në tregun e transfereve është mundësia që Casemiro të largohet për t’ju bashkuar një klubi tjetër si Manchester United.