Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta del kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët kosovarë. Në një reagim kundër ceremonisë së betimit të 16 shtetasve të huaj të organizuar në Bashkinë e Tiranës, mes të cilëve 10 qytetarëve nga Kosova morën shtetësinë shqiptare, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari e ka cilësuar edhe Kosovën si vend në konflikt, kurse dhënien e shtetësisë shqiptare për ta e quan “shfarosje të popullit shqiptar”.
Në ceremoninë e sotme të betimit, u bënë shqiptarë 10 qytetarë nga Kosova dhe 2 nga Turqia, të cilët ushtrojnë profesione të ndryshme nga stomatologë, artistë, inxhinierë etj.
Marrja e shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës është një kërkesë e kahershme e tyre, të cilët jo vetëm vijnë studiojnë dhe punojnë në Shqipëri, por njëkohësisht zgjedhin që jetën ta vijojnë në kryeqytetin shqiptar sikurse dhe shumë qytetarë nga Shqipëria zgjedhin të jetojnë në Kosovë duke e kthyer kufirin mes dy vendeve vetëm një formalitet.
Home Lajme Aktualitet Marrja e shtetësisë shqiptare nga kosovarët, partia e Ilir Metës ‘habit’: Po...