Ministria e Arsimit ka planifikuar një strategji të re për parandalimin e braktisjes së shkollave për arsimin parauniversitar. Në udhëzimin e ri për këtë vit shkollor institucionet arsimore ngarkohen të paraqesin dy here në vit në drejtorinë rajonale të arsimit, një raport për punën e bërë për parandalimin e braktisjes së shkollave për grupet e riskut. Zvpresidenti i sindikatës së pavarur të arsimit parauniversitar Isa Halilaj thotë se ky fenomen vijon të mbetet një brengë e realitetit shqiptar, që ndodh jo larg kryeqytetit.
“Është i shtrirë kryesisht në periferi të qytetit. Nuk e kemi në zonat rurale. Shqiptarët e duan arsimin. Është e dhimbshme për realitetin shqiptar qoftë dhe braktisja nga një fëmijë i vetëm, është një breg e shoqërisë. Strategjia e saktë është sepse përveç ministrisë së arsimit duhet patjetër të përfshihet edhe pushteti lokal. Mund të kemi psh katër fëmijë të një familje që nuk shkojnë nè shkollë. Aty pushteti lokal duhet t’i jap prindërve të tij ose njërit prind t’u ofrohet ndonjë punë që mund të jetë një bashkëpunim i saktë.”- tha Halilaj.
Bastisja në rezidencën e Trump-it, publikohet urdhri që autorizoi FBI-në për kontrollin e pronës dhe një pjesë e provave
LEXO EDHE:
Bastisja në rezidencën e Trump-it, publikohet urdhri që autorizoi FBI-në për kontrollin e pronës dhe një pjesë e provave
Fëmijët romë e egjiptianë si dhe ata në vështirësi ekonomike janë më të rriskuarit për ndërprerjen e arsimit. Për këtë target-grup thotë Halilaj duhet me doemos dhe mbështetja e pushtetit vendor, duke nisur me ofrimin e një vakti ushqimor.
“Ndoshta për këtë kategori nxënësish duhet të kthehet ushqimi në shkolla. Ndoshta do të ketë një ndikim të kënaqshëm për uljen e numrit të nxënësve braktisës.”- u shpreh Halilaj.
Sipas Istitutit të Statistikave në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.