Mauro Icardi është rikthyer në Milano. Kjo nuk ka të bëjë me merkaton apo diçka tjetër, por sulmuesi ka zgjedhur të kalojë disa ditë me partneren Wanda Nara në këtë qytet.
Kujtojmë që ylli argjentinas është përjashtuar nga skuadra e parë e PSG-së, pasi nuk është në planet e trajnerit Galtier. Mbetet të shihet sesi do jetë e ardhmja, ku nuk përjashtohet një kthim në Itali. Një nga skuadrat e interesuara është Monza.