Kylian Mbappe dhe Neymar janë sot dy prej futbollistëve më të mirë në botë. Ata i ëndërron çdo klub i futbollit për t’i pasur në gjirin e tij. Por, kur jemi tek sportet tjera, ata lënë për të dëshiruar. Dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, e kanë sprovuar veten në sportin e basketbollit, por rezultati ishte dëshpërues.

Sulmuesi francez dhe ai brazilian gjuajtën nga distanca, ndërsa nga tre topa të hedhur drejt koshit, vetëm njëri prej tyre arriti ta prekte tabelën, me Mbappen që i bëri dy tentime e Neymar një.

Dy futbollistët e njohur e shfrytëzuan rastin të gjuanin drejt koshit gjatë fazës përgatitore parasezonale, të cilën po e zhvillojnë me shokët tjerë të PSG-së.