Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.
Një pyetje që po e ‘përndjek’ çiftin kudo është se kur kanë ndërmend t’i bëjnë një motër ose një vëlla vogëlushes së tyre. Ledri ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë pasi ka treguar dhe më parë se vetë është vëlla i vetëm.
“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qejf me një motër ose vëlla”, është shprehur reperi disa kohë më parë.
Së fundmi reperi ishte i ftuar në emisionin “Era Verë” ku nuk ka munguar as pyetja nëse po planifikojnë për një tjetër fëmijë. Ndonëse në intervistat e tjera këngëtari nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, duket se tashmë fëmija mund të vijë shumë shpejt. “Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”- u shpreh Ledri.
Kujtojmë se artisti tashmë është i angazhuar me koncerte nëpër vende të ndryshme, ku i duhet të udhëtojë shpesh dhe kjo gjë bën që ai të mos jetë shumë pranë vogëlushes së tij.
“Mua më bie shumë të udhëtoj, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem, mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur s’e takoj. Kur thotë një fjalë të re, nuk kam qenë aty kur e ka mësuar, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, ka treguar reperi për Poem.