Lionel Messi është i dashur për shumëkënd, nëse jo për të gjithë.

Ylli argjentinas konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Dhe, ai madje pëlqehet dhe duartrokitet, apo edhe brohoritet emri i tij edhe nga tifozët kundërshtarë, shkruan “Gazeta Express”.

Një gjë e tillë ndodhi edhe fundjavën që e lamë pas në nisje të sezonit të ri të Ligue 1.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri paraqitje solidet ndaj Clermontit.

Ai i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim për Neymarin.

E kur përfaqësuesi argjentinas e shënoi atë gol të famshëm tashmë në stilin “biçikletë”, tifozët vendës të Clermontit nisën ta këndonin emrin e tij, edhe pse ishin “të lënduar” me atë që po i ndodhte ekipit të tyre të zemrës.

Pra, tifozët francezë e shfaqën edhe një herë admirimin që e kanë për veteranin e sulmit, i cili e nisi furishëm sezonin e ri duke i realizuar 3 gola dhe duke e bërë 1 asistim në 2 ndeshje, në ligë dhe në Superkupë.