Mund të duket e pabesueshme, por Ilir Meta, në një mënyrë apo tjetrën, ka pranuar se ka qenë spiun i ish-sigurimit të shtetit. Këtë e ka bërë vetë publike sot duke deklaruar se qeveria po bën ligj kundër tij.

Në daljen që ka bërë sot për mediat, Meta ka deklaruar se do t’ja fusë kryeministrit Edi Rama aty ku i shijon më shumë ligjet që po bën kundër tij, duke iu referuar kësaj nisme.

Meta ka thënë se ligji që përgatit Qeveria është kundër tij dhe Sali Berishës.

“E dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë! Më argëton kjo nismë e re. Për arsye se jo vetëm që e ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur edhe më tej drejt fundit të merituar, por shumë të vonuar për arsye të cilat ju i dini shumë mirë, se para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend.

Ne do ia japim kënaqësinë që të bëjmë dhe do ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është se ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, sipas gjërave që ka bërë vetë. Jemi bazuar mbi faktet ku ai është i përfshirë, do i shkojmë deri në fund të gjithave. Këtyre parrullave; le të vazhdojnë, e dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin edhe si Ismail Qemali”, u shpreh kreu PL-së.

Tani pyetja që shtrohet është: Përse vetidentifikohet ish-Presidenti? Çfarë ligji po bëhet kundër Metës?

Nga socialistët po bëhet një ligj kundër bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe dekomuninistizimin e shoqërisë.

Cili është ligji që po bën Qeveria kundër Metës, sepse iniciativa është për ish-spiunët dhe ish-komunistët.

Ilir Meta nuk dihet të ketë qenë komunist. Ai ka qenë një student dhe ka qenë në rininë e Partisë së Punës, por mos e ka për spiunët?

Përse vetidentifikohet ish-Presidenti ynë? Çfarë e ka këtë vetidentifikim, apo gjuha shkon ku dhemb dhëmbi?

Pra, Qeveria thjeshtë po bën këtu dy ligje që përmendëm dhe s’ka thënë askund që këto ligje për bëhen për Ilir Metën. Por përse i djeg Ilirit? E di vetë që ka qenë spiun dhe nuk e tregon apo tani po e pranon publikisht? /CNA.al/