Analisti Frrok Çupi ka komentuar fillimin e hetimeve të SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Ai shprehet gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se kjo lëvizje e SPAK është një lajm gjigant për vendin tonë. Çupi nxjerr edhe një detaj interesant, planin për arratisje të Ilir Metës drejt Iranit. Sipas tij, “ditën që do të vihet në hetim edhe Berisha, do të jemi kombi që vëmë para drejtësisë edhe ‘katalanët’. Ja kjo është, do të shikojmë para drejtësisë gjithë ata zvarranikë që kanë vjedhur e kanë vrare e kane shpifur e kanë vënë zjarre”, tha ndër të tjera Çupi.

-Zoti Çupi, cili është opinion juaj mbi vendimin e SPAK për të vënë në hetim Ilir Metën, ish-president

Tani është shumë vonë për të thënë fjalë apo prova të panjohura. Duket sikur hetimi ‘hyjnor’ ndaj zjarrvënësve të rinj shqiptarë ka nisur që në ditën kur u dënua zjarrvënësi Hereostrati i Athinës kur dogji Tempullin e Artemisës. Këta të dy i kanë bërë dëme të mëdha vendit dhe popullit tonë. Por si Ilir edhe tjetri janë degraduar para publikut, ndërsa thërrasin se do të bëjnë gjëmën”, nëse dikush guxon dhe i vë para Drejtësisë. E vetmja provë e re që mund të thuhet sot është kjo: “Ilir Meta iu gërmush popullit dhe Drejtësisë se pas datës 25 korrik do ta shikoni si do të hante hekur me dhëmbë”. Ndodhi që fiks në një muaj, dje në 24 gusht, pak orë para datës 25 të kataklizmosë, Meta thërritet që të vërë duart mbi ligj e të hetohet. Pastaj hapi tjetër e tjetri… Erdhi koha për Drejtësi
-Si do të pritet në arenën ndërkombëtare zhvillimi i ri i vënies në hetim të një presidenti që sapo la detyrën?

Këtë vit Shqipëria ka qenë unikale në disa çështje me peshë botërore. E para se një vend i vogël dhe i harruar i ‘moçalit të diktaturës’, kthehet në anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në UN. E dyta se edhe pse e kërcënuar nga Rusia me shumë spiunë këtu në vend, Shqipëria u vu në radhën e parë në denoncimin e krimit rus dhe në përkrahje të Ukrainës. E treta, se ky ishte viti kur u eliminuan pasojat e tërmetit të rëndë të rënë në vitin 2020. Një komb e një shtet që u hap dyert për shtëpi të reja gjithë viktimave të një tërmeti si ai, padyshim që tërheq vëmendjen e botës. Jemi vendi që tërhoqi vëmendjen e Perëndimit për nga vitaliteti që të marrim me vete edhe një shtet tjetër të Ballkanit Perëndimor drejt afrimit me SHBA; tashmë janë hapur negociatat. Dhe më në fund, e veçanta botërore e kësaj dite 24 gusht: Vihet nën hetim presidenti i Republikës ditën që kërcënoi se ‘ do të djeg qytetin’. Është lajm gjigand. Është lajm që e shkëput Shqipërinë nga ideja se ‘ky popull i shtypur pranon edhe kriminelë në krye’. Ditën që do të vihet në hetim edhe Berisha, do të jemi kombi që vëmë para Drejtësisë edhe ‘katalanët’. Ja kjo është, do të shikojmë para drejtësisë gjithë ata zvarranikë që kanë vjedhur e kanë vrare e kane shpifur e kanë vënë zjarre.
-Si e gjykoni reagimin e ambasadores Kim që u përgjigj indirekt se “mbaroi koha për të gjithëfuqishmit”?