Humbja e fundit kundër Lazio-s, dëmtimi i disa lojtarëve, mbi të gjitha ai i Lukaut, por dhe kalendari i ngjeshur detyrojnë trajnerin Simone Inzaghi të vijë me disa ndryshime në sfidën e kësaj të marte përballë Cremonese.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi preferon të lë pushin Brozovic në mënyrë që kroati të jetë 100% në formë për derbin e parë sezonal, atë kundër Milan më 3 shtator. Inzaghi pritet ti besojë një fanellë titullari yllit kuqezi, Kristjan Asllani.
Për Asllanin kjo do të ishte sfida e parë si titullarë me Inter. Nga minuta e parë pritet të rikthehet Calhanoglu ndërsa dyshja e sulmit pritet të formohet nga dyshja Martinez-Dzeko. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon pasi në letër edhe kjo sfidë vlen po tre pikë po aq sa edhe Milan.