Mallorca ia doli të merrte një pikë në shtëpinë e Atletico Bilbaos, në sfidën e La Liga që u mbyll pa gola.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti titullar për ekipin e Aguirre, duke zhvilluar një takim që meriton një notë pozitive.
Muriqi luajti për Mallorcën në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, me klubin që gjatë verës vendosi të blinte përfundmisht kartonin e tij. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij këtë sezon.