Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re ku një familje gjeti mbetje njerëzore në një valixhe të cilën e blenë në një ankand.

Familja e cila banonte në South Aucland u trondit kur hapi valixhen për të paketuar disa sende që i duheshin për një udhëtim.
Autoritet policore u njoftuan menjëherë dhe nisën hetimet për të identifikuar eshtrat e gjetura brenda në valixhe, ndërsa familja e cila i gjeti eshtrat dyshohet se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje.

Fqinjët e familjes kishin ndjerë disa ditë më parë se të shfaqej policia një aromë të rëndë
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.
Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të afërmit të informoheshin.