Ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, ka thënë se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare muajin e ardhshëm ne Itali, sepse siç thotë ajo është “ngopur me grindjet e politikanëve”.
Lollobrigida, e cila mbushi 95 vjeçe në korrik, ka shpallur kandidaturën e saj për senatore me partinë ISP, një aleancë e re politike euroskeptike, kundër Mario Draghit dhe që kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe ‘atlantizmin luftarak’.
Lollobrigida ishte ndër aktorët më magjepsëse të epokës së artë të Hollivudit, e njohur për filmat, duke përfshirë The Hunchback of Notre Dame dhe Solomon and Sheba.
Ajo tha muajin e kaluar se ishte “e vendosur të qëndronte kreative” dhe tani dëshiron të përdorë një pjesë të kësaj energjie “për gjëra të rëndësishme, veçanërisht për vendin tim”.
Hera e fundit që Lollobrigida tentoi të hynte në politikë ishte në vitin 1999, kur ajo konkurroi në zgjedhjet parlamentare evropiane si kandidate për demokratët e Romano Prodit.