Në një intervistë të re me The Cut, Meghan Markle detajoi më tej arsyet pse ajo dhe Princi Harry u larguan nga familja mbretërore. Ndër të tjera, Dukesha e Sussex vuri në dukje rregullat e rrepta për publikimin e fotove familjare si një shembull të asaj që e bëri jetën në mbretëri kaq sfiduese.
“Ekziston në fakt një strukturë që nëse doni të publikoni foto të fëmijës suaj, si anëtar i familjes, së pari duhet t’ia jepni Royal Rota-s,” tha ajo në intervistën e publikuar të hënën.Royal Rota është grupi i shtypit në Mbretërinë e Bashkuar që mbulon familjen mbretërore, por Meghan ka qenë e hapur për marrëdhënien e tensionuar që ajo dhe Duka i Sussex kishin me tabloidët britanikë.”Pse duhet t’u jap njerëzve që janë treguar racistë ndaj fëmijëve të mi një foto të fëmijës tim përpara se ta ndaj me njerëzit që e duan fëmijën tim?” pyeti Meghan. “Më thuaj a ka kuptim?!”
Para se të takonte Harry-n në vitin 2016, Meghan kishte një blog të suksesshëm të quajtur The Tig, të cilin e mbylli pasi romanca e tyre u bë serioze. Ajo ishte mësuar të ndante detaje rreth jetës së saj sa herë që donte, por pasi u njoh me Harry-n, ajo nuk mund ta bënte më këtë. Ajo rrëfeu në intervistë se ishte një ndryshim i madh të kalonte nga ajo lloj autonomie në një jetë krejt tjetër.
Meghan përsëriti se ajo dinte shumë pak për jetën mbretërore kur hyri në një lidhje me Harry-n – dhe nuk e kishte parë as filmin e Julia Stiles, “The Prince & Me”, i cili dokumentonte një situatë të ngjashme.”Kjo do të kishte qenë me të vërtetë e dobishme. Ky do të kishte qenë një mësim shumë kyç që duhet ta kisha pasur përpara gjithë kësaj,” tha ajo, duke vënë në dukje se ajo është e mirë në marrjen e drejtimit. “Unë isha një aktore. E gjithë puna ime ishte, ‘Më thuaj ku të qëndroj. Më thuaj çfarë të them. Më thuaj si ta them. Më thuaj çfarë të vesh dhe do ta bëj.’
Meghan pretendoi gjithashtu se ajo dhe Harry fillimisht nuk donin të largoheshin nga familja mbretërore, por donin thjesht të vazhdonin punën e tyre si pjesëtarë të familjes mbretërore pa përdorur financimin e taksapaguesve. Ata gjithashtu kërkuan të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe të zhvendoseshin në një vend tjetër të Komonuelthit, si Kanadaja ose Afrika e Jugut.
“Gjithçka thjesht … sepse vetëm duke ekzistuar, ne po prishnim dinamikën e hierarkisë. Kështu që ne thamë, “OK, mirë, le të ikim nga këtu. Të lumtur,” shpjegoi Meghan. “Kjo nuk është diçka që na lejohej ta bënim, edhe pse disa anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pikërisht atë gjë.”
Instervista e Meghan vjen vetëm pak kohë para se Harry të publikojë librin me kujtime, që pritet të trazojë edhe njëherë ujërat në familjen mbretërore.