Chelsea ka nisur sezonin e ri pa një qendërsulmues të mirëfilltë, por në fushë gjërat nuk po shkojnë dhe aq keq, 4 pikë në dy ndeshje. BBC ka ngritur një pyetje në këtë pikë të sezonit: A i duhet Chelsea-t një qendërsulmues?
Blutë transferuan një vit më parë Romelu Lukaku-n për 97,5 milionë paund, pas vetëm një viti belgu u largua si një dështim i madh. Timo Werner gjithashtu rezultoi një lëvizje jo e gjetur, gjermani nuk u përshtat kurrë në Londër, u rikthyer sërish në Gjermani ku shënoi që në ndeshjen e parë, ashtu si dhe Lukaku.
Për momentin, Tuchel ka vetëm një lojtar tipik për atë pozicion, Armando Broja. Në të njëjtën kohë, blutë po përpiqen të sigurojnë shërbimet e Aubameyang. BBC thekson se Chelsea e ka një sulmues për atë pozicion, Armando Brojën, një lojtar që e kanë në gjirin e tyre që nga viti 2009, ndërsa një vit me parë me fanellën e Southampton realizoi 6 gola në Premier League,, ndërsa Lukaku dhe Havertz nga tetë për kokë, Mount 11.
Broja fitoi 88 duele ajrore sezonin e shkuar, ndërsa më i miri në radhët e Chelsea ishte Lukaku me 51. Broja shkruan ndër të tjera BBC vijon të kërkohet nga Neëcastle dhe Everton, por Tuchel nuk dëshiron ta lë ekipin pa asnjë sulmues të mirëfilltë.