Dueli mes Kukësit dhe Tiranës do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Superiores. Kjo përballje interesante është planifikuar të luhet të premten e 19 gushtit në orën stadiumin “Kukës Arena”.
Java e parë do të vijojë më pas ditën e shtunë, ku në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet sfida Erzeni-Vllaznia, teksa në orën 19:30 në “Elbasan Arena”, Partizani do të përballet me Egnatian. Java e parë do të mbyllet ditën e diel, me dy sfidat e programuara për t’u luajtur në orën 17:00.
Në stadiumin e Laçit, kurbinasit e Vukçeviç do të presin Teutën, teksa në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të ndeshet me Kastriotin. “Panorama Sport”, përveç javës së parë, ka arritur të zbulojë edhe axhendën e javës së dytë të Superiores. PanoramSport