Në strukturat akomoduese në vendin tonë gjatë muajit qershor u shënua rritje e numrit të vizitorëve rezidentë edhe jorezidentë. Kryesisht vizitorët ishin nga Kosova, Polonia, Italia, Gjermania dhe Anglia.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 25,5 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit.
Sipas INSTAT-it, të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i vizitorëve rezident dhe jorezident.
Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 15,2 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezident është rritur me 34 %.
Ndërkohë, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit.
Referuar INSTAT-it, numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 12,2 %, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 54,5 %.
Numri më i lartë i vizitorëve u shënua në rajonin qendror, me rreth 38,1 %. Ndërsa 62.5 % e vizitorëve qëndruan zonat bregdetare. Sipas llojit të strukturave akomoduese në 94 % e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme.