Kanë mbetur orët e fundit të merkatos verore pasi me 31 gusht në Europë skadon afati i transferimeve dhe për pasojë shumë ekipe po nxiojnë të bëjnë goditjet e fundit.

Pas shumë tentativave Chelsea ka zyrtarizuar blerjen e Fofana-s për 70 mln paund nga Licester City. Qendermbrojtësi francez ishte dëshirë e madhe e trajnerit Tuchel pas largimit të Rudiger dhe Christensen.
Ndërkohë Bayern Leverkusen ka dështuar të transferojë Robin Gosens të Interit. Skuadra gjermane ka tentuar të martën me një ofertë prej 26-27 mln euro për anësorin, por duke qenë se kishte pak kohë për ta zëvendësuar zikaltërit janë tërhequr. Sipas mediave në Itali dhe Angli Inter tentoi për Marco Alonso-n, por spanjolli ka bërë të qartë se dëshiron vetëm Barcelonën.Sakaq katalanasit po negocionojnë me Chelsea-n për blerjen e sulmuesit Aubameyang, për të cilin kërkojnë 30 mln euro. Janë orë vendimtare pavarësisht se të martën dukej sikur transferimi kishte dështuar.
Milan është një nga ato skuadra që ka goditur në momentin e fundit. Pritet që sonte të jetë në Milano Aster Vranckx, mesfushori 21 vjeçar i marrë nga Volsburg në huazim me të drejte blerje përfundimtare për 12 mln euro.