Partia e Ilir Metës, përpara se ky i fundit të bëhet President mori një vendim që të bënte transparente të gjitha faturat e financimit dhe lëvizjes së parave.
Madje, ky zhvillim u prezantua si një risi në financimin e partive politike, sa u bë me vendim kryesie, si dhe u hap një faqe e posaçme në internet për të publikuar tansakasionet financiare.
Ky vendim, i cili atëherë u bë public nga Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, u vlerësua nga OSBE, si një hap që do të sjellë edhe zhvillime të gnjashme edhe te partitë e mëdha.
Dy organizata të rëndësishme amerikane që veprojnë në Shqipëri që në vitin 1990, Instituti Demokratik Amerikan dhe Instituti Republikan Amerikan, gjithashtu e konsideruan këtë nismë mjaft pozitive.
Në faqen e internetit, nisën të publikohen financimet për shtypin e LSI-së, pagesat e ndryshme etj. Por nuk kaloi shumë kohë’ as një vit dhe faqja u mbyll. Nuk se pati ndonjë sqarim, por thjesht nuk informohej më për buxhetin dhe financat e LSI-së, edhe pse kjo parti e shpalli nismën e saj si sfidë për dy partitë e mëdha-PS e PD, por edhe forcat e tjera politike.
Koha kur u mbyll faqja e publikimeve online, i takon pikërisht nisjes së punës për hartimin e reformës në drejtësi, kohë kur dhe nisën përplasjet e Ilir Metës me SHBA. Pas kësaj përplasje, siç bëhet e ditur edhe nga hetimi i SPAK, Meta nisi edhe lobimin në kompani këshillimi amerikane për të pasur akses në nivele të larta të politikës së SHBA, që të përmirësonte imazhin.
Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar dy kallëzime në SPAK për një sërë emrash të LSI-së, nga ish-deputetë, ish-drejtues të kësaj partie, e deri te ish-Presidenti Ilir Meta.Meta akuzohet se në një rast ka shpenzuar të paktën 600 mijë dollarë lobim në SHBA pas një kompanie guackë, ku ndërmjetës ka qenë Vangjel Tavo dhe në rastin tjetër rreth 300 mijë dollarë, por që në Shqipëri janë deklaruar si lobim vetëm 100 mijë dollarë.Si fakt në dosjen e Metës referohet një kontratë e kompanisë McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, e datës 6 janar të vitit 2017, kohë gjatë të cilës Meta ishte ende kryetar i LSI-së.Kontrata kishte si objekt lobimin në SHBA për pjesëmarrjen e Metës në inaugurimin e Presidentit Trump në vitin 2017, planifikimin e takimeve të Metës me liderë në Uashington përgjatë inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe speciale me administratën e ardhshme dhe Kongresin.Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD.Personi i autorizuar për të lidhur kontratën dhe për të përfaqësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën me shoqërinë McKeon Group është Iraklis T. Fidetzis, një personazh i dyshimtë që deol në pah në disa kontrata të tjera lobuese, me vlerë qindra mijëra USD, gjithashtu të padeklaruara në Shqipëri.
Kontrata nuk qartëson mënyrën e transferimit të parave, por nuk ka asnjë dyshime se paratë janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar nga LSI-ja në shpenzimet vjetore në KQZ dhe as Meta në deklaratën e pasurisë të vitit 2017.
Është pikërisht ky fakt, pra fshehja e shpenzimeve me para që nuk u dihet burimi, që rrezikon Ilir Metën jo vetëm të merret i pandehur, por edhe që mund të arrestohet në vjeshtë. Deri më tani, Ilir Meta as nuk ka denjuar për të sajuar një alibi se pse nuk i ka deklaruar paratë e shpenzuara për lobim as në KQZ dhe as në ILDKPKI, siç e parashikon ligji sipas rastit!