Kryeministri në largim, Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie i thanë lamtumirën festës së tyre greke me një darkë në në një restorant të famshëm për byrekët e tij me spinaq dhe djathë.

Boris dhe bashkëshortja e tij 34-vjeçare, shijuan një vakt të shijshëm me miqtë – përfshirë ish-këshilltarin Henry Newman – vetëm disa orë para se të largohej për t’u kthyer në Britani pas pushimit të tij njëjavor.

Boris dhe grupi i tij shfaqen të ulur në një tavolinë në natyrë teksa shijonin mbrëmjen e këndshme të verës.

Udhëtimi në Greqi është pushimi i dytë radhazi i çiftit, i cili vjen në fund të një udhëtimi në Slloveni për muajin e tyre të mjaltit.

Kryeministri është përballur me një reagim të ashpër për kohën e udhëtimeve, pasi miliona britanikë në shtëpi luftojnë për t’u marrë me krizën e kostos së jetesës.