Policia e Vlorës ka bllokuar dy mjete lundruese në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit. Pas kontrolleve të bëra ndaj këtyre dy mjeteve, u konstatua se nuk zotëronin dokumentet përkatëse për lundrim.
Për pasojë, u gjobitën edhe dy drejtuesit e tyre, Kreshnik Poda dhe Renato Panajoti, secili me shumën prej 10 mijë lekësh të reja.

Njoftimi i Plotë:
Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Bllokohen 2 mjete lundruese, në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit.