1.47 miliardë £, kaq ka shpenzuar në total Premier League gjatë merkatos së kësaj vere që nuk është mbyllur ende. Wolves është i fundit në radhë që pagoi 38 mln. për Matheus Nunes por përpara “ujqërve” pothuajse të gjithë klubet nuk janë kursyer.
Krahasuar me vendet e tjera europiane, Premier League ka shpenzuar më shumë se La Liga, Bundesliga dhe Serie A të marra sëbashku. Vendin e dytë e mban Italia me 559 mln £ e ndjekur nga Gjermania 424 dhe Spanja 371.
Rekordi paraardhës në Premier ishte viti 2017 me 1.43 mld dhe tashmë kemi një rekord të ri që mund të thellohet në të ardhmen me rreth 13 ditë nga mbyllja e merkatos në 31 gusht. Klubi që ka shpenzuar më shumë në Angli është Chelsea me 147 mln. i ndjekur nga Tottenham dhe Arsenal.
Vendin e fundit e mban Leicester City me asnjë blerje. Sa për të bërë një krahasim se si kanë ndryshuar kohët, në vitin 1992 klubet e Premier shpenzuan 55 mln. £, aq sa sot u ble vetëm Cucurella nga Chelsea.