Thilo Kehrer është lojtari më i ri i West Ham. Mbrojtësi 25 vjeçar nga Gjermania është transferuar te “Hammers” nga PSG për një shifër që shkon 12 milionë euro.
Kehrer luajti katër sezone në Paris. Ai ishte një nga lojtarët e listës së zezë të trajnerit Galtier për t’u larguar nga kampionët e Francës dhe sot erdhi zyrtarizimi.
West Ham ka qenë aktive këtë merkato me disa lëvizje mjaft interesante. Debutimi i Kehrer mund të vijë në ndeshjen e radhës së kampionatit, ndaj Brighton.